Raporti i CIA-s: Shqipëria vend prodhimi i kanabisit dhe i trafikut të kokainës nga Amerika e Jugut në Europë

Në përditësimin e fundit të të dhënave mbi Shqipërinë Agjencia Qendrore e Inteligjencës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka raportuar edhe për trafikun e paligjshëm të drogës.

CIA amerikane në faqen e saj zyrtare “The World facktbook” shkruan se vendi ynë mbetet gjithnjë pike aktive e kalimit të paligjshëm të drogave si kanabis sativa nga Azia jugperëndimore drejt Ballkanit.

Po kështu sipas CIA-as, në një masë më të vogël nga Shqipëria kalon ilegalisht edhe kokainë që vjen nga Amerika e Jugut me destinacion Europën Perëndimore. Të dhënat e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane raportojnë se ka një rritje të prodhimit të kanabisit në vend si dhe një zgjerim të organizatave shqiptare të trafikimit në Europë.

Swiss Digital Desktop Reklama

CIA e klasifikon Shqipërinë edhe si një vend ku kryhet lehtësisht pastrimi i parave i lidhur me trafikimin rajonal të narkotikëve, armëve, kontrabandës dhe kalimit të paligjshëm të shtetasve të huaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përditësimi i fundit i të dhënave të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së, është bërë në fillim të muajit gusht të këtij viti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?