Raporti i DASH, Teliti: Të huajt duan të investojnë në Shqipëri, por nuk gjejnë hapësira
Raporti i fundit i Departamentit amerikan të Shtetit për klimën e biznesit evidenton korrupsionin, mungesën e transparencës, garën e padrejtë dhe monopolet, dhe gjyqësorin jofunksional, si probleme të vazhdueshme në Shqipëri.
Për ekspertin e ekonomisë në Partinë Demokratike Dorian Teliti, ekonomia shqiptare është e brishtë, ndaj ka nevojë më shumë se kurrë për investime të huaja.
I ftuar në ”RTV ORA”, Teliti tha se ajo çfarë konstatoi raporti i DASH, është fakti se investirorët e huaj duan të vijnë të investojnë në Shqipëri, por nuk gjejnë hapësira për të investuar.
Dorian Teliti: ”Ne kemi nevojë për investime të huaja direkte. Ekonomia jonë është e brishtë. Kishte 1001 halle para tërmetit e pandemisë. Investimet e huaja direkte shin të nevojshme për të çuar përparta ekonominë shqiptare. Është jetike për vendin tonë. Kemi nevojë më shumë se kurrë për investime të huaja direkte. Por jo thjesht për likuiditetin e tyre, por edhe për cilësinë e tyre. Ku ta gjenim që investitorët të ishin nga vendet euroatlantike, si nga SHBA, dhe nga vendet er zhvilluara europiane. Ne nuk kemi nevojë për investime nga vende offshore apo nga vende diktatoriale. Investimet e huaja do e përmirësonin ndjeshëm ekonominë shqiptare. Ajo që konstaton raporti është që duan të vijnë investitorët në Shqipëri por nuk gjejnë hapësira për të investuar. Krahasuar me vendet e rajonit, ne jemi në vend të fundit. Jemi të fundit për të bërë biznes, por jemi të parët përsa i përket gjërave negative.”
Sipas tij, raporti i DASH, ka treguar se sa e dëshpëuar është ekonomia shqiptare.
Dorian Teliti: ”E vetmja e re ishte që në vend që ne të prisnim që rezultatet e këtij raporti të ishin të karakterit përmirësues, ajo që duhet bërë nga çdo qeveri e përgjegjshme, është miniminzimi i gjërave negative. Pra, problematikat me të cilat përballen qytetarët, bizneset duhet të gjejnë zgjidhje. Ajo çfarë ka konstatuar raporti DASH, është dëshpërues për ekonominë shqiptare. Korrupsioni siç ka qenë në të kaluarën vijon ende, madje është thelluar. Problematikat e menaxhimit financiar dhe fondve publike duke dhënë kontrata, disa sekrete, disa pa garë, disa të paracaktuara fituese, kontrata PPP me vlerë 2 miliardë eurosh, kur vetëm në kohën e pandemisë qeveria dha 100 milionë euro, pra 1/20 për menaxhimin e krizës. Të gërshetuara me me cilësinë e adminsitratës publike në kryerjen e punës së saj nga ana profesionale dhe jo vetëm, bashkë me çështjen e pronës dhe të tjera, bëjnë që vlerësimi i investirotëve të huaj të jetë me negativ se viti i kaluar. Ne përballemi me një situatë të përkeqësuar. Këtë e thotë raporti i DASH.”