Raporti i Dhomës Amerikane/Balliu: Qeveria mohon 15 kushtet, nuk ka plan të punojë
Dhoma Amerikane e Tregtisë, ka publikuar një raport për klimën e biznesit në Shqipëri për vitin 2019. Sipas anketimit të publikuar nga Dhoma Amerikane, vihet re se ka një rënie të indeksit mbi përmirësimin e klimës së biznesit për vitin 2019.
Teksa ka komentuar këtë raport, ish-deputeti i PD-së, Klevis Balliu, thotë se mohimi i gjendjes nga përfaqësuesit e qeverisë është tejet shqetësuese.
”Nëse mohon varfërinë do të thotë që nuk ke në plan të zgjidhësh hallet e qytetarëve. Ndaj një qeveri mohuese është tragjedi e vërtetë. Mohon sepse nuk punon, mohon sepse nuk është për zgjidhje, mohon sepse vjedh”.
Postimi i plotë
Raporti i Dhomës Amerikane është tejet shqetësues për të gjithë, por edhe më shqetësues është mohimi i gjendjes nga përfaqësuesit e qeverisë.
Nëse mohon do të thotë që nuk do të zgjidhësh problemin. Nëse mohon 15 kushtet do të thotë që ske në plan të punosh për të plotësuar kushtet e BE.
Nëse mohon varfërinë do të thotë që nuk ke në plan të zgjidhësh hallet e qytetarëve. Ndaj një qeveri mohuese është tragjedi e vërtetë. Mohon sepse nuk punon, mohon sepse nuk është për zgjidhje, mohon sepse vjedh.