Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 07:05 Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook! Ka një dallim të madh mes pakënaqësisë dhe kurajës politike. Pakënaqësinë mund ta shprehësh me një status, me një fjali të tërthortë apo duke…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i FMN, Balliu: Përse duhet të paguajnë shqiptarët për tekat e Edi Ramës

Aktualitet E martë, 1 Dhjetor 2020 17:54
Raporti i FMN, Balliu: Përse duhet të paguajnë shqiptarët për tekat e Edi Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-deputetit i Partisë Demokratike, Klevis Balliu foli për Fax News TV duke theksuar se sipas raportit të FMN, shqiptarët paguajnë më tepër taksa se qytetarët e tjerë Kosovë, apo Maqedoninë e Veriut dhe marrin më pak shërbime nga shteti. Lidhur me integrimin në BE, Balliu tha se Rama nuk e do këtë gjë dhe se pa një drejtësi të plotë dhe funksionale nuk do të ketë çelje të negociatave. Për kaosin e krijuar nga pandemia dhe rastet e pacientëve që vetëvriten nëpër spitalet Covid, ish-deputeti theksoi se ministrja e Shëndetësisë duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

Balliu tha se për shkak se shumë qytetarë janë hequr nga puna në mënyrë të padrejtë duke i zëvendësuar me militantë të partive, sipas raportit Kontrollit të Lartë të Shtetit për këtë shkak  janë rreth 600 milion borxhe të cilat duhet të paguhen nga taksat e shqiptarëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç d...

Para 8 orësh
Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, Nazarko: Opozita u zhduk, Rama mund të bjerë më shpejt se Vuçiç

Para 11 orësh
Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Minxhozi e quan tallava protestën studentore: Askush nuk thotë se çfarë kërkesash ka

Para 11 orësh

“Hapja e tenderave për rrugët nga ARRSH më 15 tetor, të cilat mund të quhen rrugë elektorale, sepse kjo qeveri nuk ka interes tek qytetarët por tek pushteti dhe tek paratë e tyre. Sipas këtij raporti, shqiptarët marrin më pak para se çdo qytetar tjetër në rajon, pavarësisht se shqiptarët  paguajnë më  shumë taksa se çdo tjetër në rajon. Përveç raportit të FMN, është edhe ai i Kontrollit i Lartë i Shtetit që vërteton se Shqipëria ka 600 milionë borxh vetëm për vitin 2019, për shkak të se i ka hequr nga puna në formë të paligjshme, sepse ka bërë punësime elektorale duke përjashtuar ekspertët e vërtetë për të futur militantë të partisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Po ashtu sipas raportit të KLSH kemi qindra miliona euro borxhe për shkak të arbitrazheve që qeveria i ka humbur këto gjyqe me biznesin dhe për këtë arsye qytetarët shqiptar duhet të paguajnë, si është dhe rastin e becchetit , që do humbin 110 milionë euro, këto para që qeveria i ka dhënë sot qytetarët do ti paguajë me taksa, për gjyqin e humbur nga Edi Rama me becchettin, pasi atij nuk i pëlqente se çfarë thuhej në televizion. Nëse bëhet një krim ndaj buxhetit të shtetit KLSH të çon në prokurori, dhe prokuroria ju kërkon juve që të paguani. Përse duhet të paguajnë shqiptarët kur krimi është i Edi Ramës , le të marrin llogaritë bankare  vilat në Surrel,  dhe të gjithë nga Eron Veliaj e deputetët e tij që kanë marrë pjesë le ta paguajnë ata”, -tha Balliu.

Lidhur me zgjedhjet e 25 prillit ish-deputeti thotë se suksesi i qeverisë së ardhshme do të jetë ndëshkimi i personave në postet publike që kanë vjedhur qytetarëve, vetëm nëpërmjet një drejtësie të lirë dhe jo politike.

“Jemi në prag të një rotacioni politik, por edhe të një vote popullore kundër kësaj qeverie dhe patjetër 26 prill me Partinë Demokratike në pushtet do të jetë fillimi i një sërë ndryshimesh për Shqipërinë  dhe qytetarët, duke filluar me ekonominë edhe me drejtësinë. Të gjitha këto krime që qeveria ka bërë meritojnë ndëshkim. Suksesi i qeverisë së ardhshme do të shihet nga ndëshkimet që do tu japi atyre personave që kanë vjedhur qytetarët. Padyshim nuk është qeveria, ministrat apo kryeministri që do ti dënojë por qeveria e ardhshme do të largojë duart e politikës nga drejtësia, që gjyqtarët të marrin frymë lehtë dhe të zbatojnë ligjin, pasi janë në një presion të vazhdueshëm”- theksoi ish-deputeti.

Lidhur me vendimin për shtyrjen e konferencës së parë ndërqeveritare nga ana e  BE-së, Ai tha se nuk do të ketë integrim pa ngritur institucionet e plota të drejtësisë ku ata që vjedhin qytetarët të ndëshkohen.

“Edi Rama nuk e do BE, një Shqipëri në BE është ajo që ka drejtësi, ku ka mirëqenie  dhe institucione të pavarura dhe ku cenohet fjala e lirë.  Ai nuk e do një Shqipëri të tillë, se nëse drejtësia Edi Rama nuk do të ishte kryeministër por do të ishte tek burgu “313”. Nëse do të ekzistonte fjala e lirë nuk të kërcënoheshin gazetarët. Nuk mund të ketë një integrim të plotë në Bashkimin Evropian, pa ngritur institucione të vërteta të drejtësisë, ku ata që vjedhin qytetarët të ndëshkohen para drejtësisë, ku njerëz që dëmtojnë Buxhetin e Shteti, dalin e thonë që nuk rriten dot pensionet. Si mund të rrisësh pensionet kur shkon në bën 20 milion euro 1 Kilometër rrugë. Si mund të rrisësh pensionet kur bën fushatë me helikopter si Olta xhaçka. Si mund të rrisësh pensionet kur një zyrë e një minstreshe të tij kushton 200 mijë euro për restaurim”.

Mbi situatën e rëndë të krijuar nga koronavirus dhe vetëvrasja e një tjetër pacienti në spitalin Covid 2, Balliu thotë se ministria duhet të jepte dorëheqjen menjëherë.

“Tek ne nuk ka testime mjaftueshëm dhe nuk bën dot një analizë të situatës. Le të kujtojmë që para dy ditësh një tjetër pacient vrau veten në spitalin “Shefqet Ndroqi” dhe ndërkohë që kjo ngjarje e rëndë po ndodhte kjo ministre bënte propagandë tek “ERTV” sesa i bukur qenka bërë materniteti. Kjo është një turp! Ajo duhet të kishte dhënë dorëheqjen është rasti i 5-të që ndodh.”- theksoi Balliu.

Etiketat e lidhura

Ish-deputetiKlevis Balliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 1 ore

Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin
Para 1 ore

Mbappe braktiset nga markat kineze pas shakasë me Mao Ce Dunin

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal
Para 7 orësh

Harry Kane fiton Topin e Artë 2026, triumfon përballë Mbappe dhe Yamal

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 21 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 18 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 10 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

4 Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!
Para 8 orësh

Ditmir, Elisa dhe Erion! Nëse e keni me Ramën, thuajeni me emër, pa frikë! Dilni, siç doli Ben Blushi!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.