Raporti i KE për liberalizimin e vizave: Shqipëria në rrugë të mirë, por duhet të ulë numrin e azilkërkuesve
Këshilli Europian publikoi ditën e sotme (10 korrik) një raport për vlerësimin e përmbushjes së kërkesave për liberalizimin e vizave nga Shqipëria.
Ky raport konfirmon se Shqipëria vijon t’i përmbushi këto kërkesa. Fokusi kryesor është në fushat specifike të migracionit ku kërkohet të vijojë puna.
Gjithashtu kërkohet ulja e numrit të azilkërkuesve nga Shqipëria si dhe të bëhet një identifikim i detajuar i tyre.
Në këtë raport kërkohet dhe forcimi i ligjeve për të luftuar përfshirjen e shtetasve shqiptarë në krimin e organizuar.