Raporti i KE për Shqipërinë, Oliver Varhelyi: Shpresoj në një vendim pozitiv

Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi ka komentuar raportin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Në tëitter, Varhelyi shprehet se dy vendet e Ballkanit Perëndimor kanë dhënë rezultate të prekshme dhe të qëndrueshme.

Pas miratimit në shkurt të metodologjisë së rishikuar për procesin e pranimit, ne sot po prezantojmë përditësimet tona për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ato tregojnë se vendet e kanë rritur punën e tyre dhe kanë dhënë rezultate të mëtejshme të prekshme dhe të qëndrueshme në fushat kryesore të identifikuara në Konkluzionet e Këshillit të qershorit 2018. Komisioni i mbështet fort rekomandimet e tij për të hapur negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe unë shpresoj që Shtetet Anëtare do të marrin një vendim pozitiv përpara Samitit Bashkimi Evropian-Ballkani Perëndimor në Zagreb, në maj.”

SHKARKO APP