Raporti i KE-së, Soreca: Duhet punë akoma, kryesore Gjykata Kushtetuese dhe zbatimi i reformës zgjedhore

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca, përmes një postimi në Twitter, shkruan se duhet punë akoma në përmbushjen e kushteve për konferencën e parë ndërqeveritare.

Ai shton se kjo gjë lidhet veçanërisht me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore.

Soreca: Disa punë akoma përpara, veçanërisht në lidhje me funksionalitetin e Gjykatës Kushtetuese dhe zbatimin e reformës zgjedhore, por Shqipëria është tani afër përmbushjes së kushteve të vendosura nga Këshilli i Evropës në funksion të konferencës së parë ndërqeveritare.

Komisioni Evropian mendon se Shqipëria është gati për konferencën e parë ndërqeveritare, ndërkohë që në progres raportin e KE-së për Shqipërinë nënvizohet se mbeten ende problematike për Shqipërinë Gjykata Kushtetuese dhe Ligji i Medies.

SHKARKO APP