Raporti i “Moneyval për Shqipërinë/ Lika: Pas bankave janë auditët ligjorë që sinjalizojnë për pastrimin e parave
Meri Lika, ka komentuar raportin për Moneyval në të cilin theksohet se “Shqipëria nuk ka përmirësuar ndjeshëm masat për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit në përputhje me rekomandimet e FATF.
E ftuar në edicionin e lajmeve të Ora News, me gazetaren Matilda Mcini, shprehet se nuk kryhen kontrollet nuk bëhen ashtu siç duhen në biznese, pasi sipas saj është rritur niveli i auditimit.
Sipas saj një problem tjetër për audituesit ligjor është mënyra e faturimit dhe i tarifimit. Ajo thekson se pas bankave janë auditët ligjorë që sinjalizojnë për pastrimin e parave
Auditët ligjorë e kanë për detyrë që të gjitha bizneset që ata i auditojnë duhet të kenë patjetër edhe kontroll për pastrimin e parave. Kontrollet nuk bëhen ashtu siç duhet, për arsye se niveli i auditimit është rritur shumë, është bërë deri në 50 milion, kur shoqëritë i shmanget auditimit. Nëse auditivi do përfshijë të gjitha shoqëritë jetë shumë e kontrolluar, i gjithë sektori financiar dhe gjithë qarkullimi i parave që ndodh në Shqipëri. Përveç kësaj, problematikë shumë e madhe për auditorët ligjor është mënyra e faturimit dhe i tarifimit, sepse ne I kemi tarifat fikse.
Ligjet gjithmonë te ne mbeten të pazbatuara. Auditët ligjorë janë hapi iparë, veç bankave, të cilët sinjalizojnë për pastrimin e parave. Ne jemi të detyruar që në raporte të caktuara. Profesioni i auditit ligjor nuk ka respektin e duhur përballë biznesit. Ne kur shkojmë te biznesi është se tatimet duan një raport auditimi. Unë mendoj që legjislacioni të ketë një kush tjetër që të garantojë ty si audit që mos të jesh si një barrë për biznesin.
Ka dhe raste që ne tërhiqemi nga auditimi dhe kur ti tërhiqesh nga auditimi nuk ka penalitet për biznesin. Ne përpara një rreziku mund të tërhiqemi dhe biznesit nuk i ndodh asgjë. Nëse një biznes ka për detyrë të dorëzojë një raport dhe nuk e dorëzon ai merr vetëm 50 mijë lekë gjobë.
Ajo shton se pastrimi i parave bëhet më shumë në ndërtim, teksa shton se nuk është e vështirë të dallosh nëse një ndërtim është bërë me para të pista apo jo.
Pastrimi i parave injektohet në ndërtim. Nuk është shumë e vështirë për të kuptuar, sepse të gjithë i dimë kostot e ndërtimit. Në momentin që dimë koston e ndërtimit dhe koston sa ka kushtuar toka, ne e dimë shumë mirë se nga kanë ardhur këto. Kuptohet vetë se nga kanë ardhur paratë nëse nuk janë kontratat e rregullta. Në të gjitha rastet qytetari është i prekur, kështu që paraja e zezë ndikon në shëndetësi, arsim, shëndetësi, na vë përpara presioneve që na rrezikojnë dhe jetën.