Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 11:39 Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij Jude Bellingham ka pasur një arsye më shumë për të festuar pas fitores së rëndësishme të Anglisë ndaj Spanjës. Ylli i Real Madridit, pas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti i OKB: Humbjet në arsim nga pandemia në Shqipëri më të larta se sa priteshin

Aktualitet E mërkurë, 26 Janar 2022 11:39
Raporti i OKB: Humbjet në arsim nga pandemia në Shqipëri më të larta se sa priteshin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Një studim global i Kombeve të Bashkuara (UNICEF) zbuloi së fundmi se humbjet që pandemia Covid-19 ka shkaktuar në arsim ishim më të mëdha sesa u parashikuan.

Në vendet me të ardhura të mesme ku bën pjesë edhe Shqipëria, UNICEF thotë se, aftësitë arsimore në lexim dhe matematikë janë shumë më të përkeqësuara se para pandemisë. Të dhënat që përfshijnë vende që nga Afrika deri në SHBA referojnë se, në vendet më të ardhura mesatare 70 % e 10-vjeçarëve janë të paafatë për të lexuar dhe kuptuar një tekst të thjeshtë, nga 53 për qind që ishte ky tregues para pandemisë në vitin 2019.

Humbjet arsimore do të rezultojnë në fitime të munguara gjatë gjithë jetës të këtyre fëmijëve që sot përllogariten sa 14 % e PBB-së aktuale globale.

“Në mars behën dy vjet ndërprerjesh të lidhura me COVID-19 në arsimin global. Humbjet në shkollimin e fëmijëve tashmë janë bërë të pakapërcyeshme” tha Robert Jenkins, Drejtor Departamentit të Arsimit në UNICEF.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ai tha se, vetëm rihapja e shkollave nuk mjafton. Nxënësit dhe studentët kanë nevojë për mbështetje intensive për të rikuperuar arsimin e humbur. Shkollat gjithashtu duhet të synojnë përtej të mësuarit, duke ndihmuar në rindërtimin e shëndetit mendor dhe fizik, zhvillimin social dhe ushqimin e fëmijëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

UNICEF ndërtoi dy shembuj ekstreme. Në Etiopi një nga vendet më të varfra të Afrikës, fëmijët e shkollave fillore vlerësohet të kenë mësuar nga 30 deri në 40 për qind të matematikës që do të kishin mësuar nëse do të kishte qenë një vit normal shkollor.

Mund t'ju interesojë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një...

Para 16 minutash
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

Para 33 minutash
15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Para 38 minutash

Nga ana tjetër SHBA me një nga sistemet arsimore më të zhvilluara të botës, humbjet e të mësuarit janë vërejtur në shumë shtete duke përfshirë Teksasin, Kaliforninë, Koloradon, Tenesin, Karolinën e Veriut, Ohajon, Virxhinia dhe Maryland.

Në Teksas, për shembull, dy të tretat e fëmijëve në klasën e tretë rezultuan me njohuri me të dobëta se moshataret e tyre në vitin 2019.

Në disa shtete braziliane, rreth 3 në 4 fëmijë në klasën e 2-të nuk janë të aftë në lexim, nga 1 në 4 fëmijë para pandemisë. Në të gjithë Brazilin, 1 në 10 nxënës të moshës 10-15 vjeç raportuan se nuk po planifikojnë të kthehen në shkollë pasi shkollat e tyre të rihapen.

Shqipëria zhvilloi arsimin në distancë për një vit të plotë shkollor, por ende nuk ka të dhëna kombëtare të besueshme për dëmin e krijuar në aftësitë e nxënësve.

Vendet e zhvilluara të Europës gjatë dy viteve të pandemisë aplikuan masa të ashpra kufizuese në të gjithë fushat e veprimtarisë, përveçse në shkolla, ku nxënësve iu la mundësia të ndjekjes së mësimit në klasë. Shkollat në Francë, Gjermani etj., nuk u mbyllën asnjë ditë, ndryshe nga bizneset dhe veprimtaritë e tjera, të cilat qëndruan për rreth një vit e gjysmë të mbyllura.

Ajo që po shihet qartë në Shqipëri është tendenca, pikërisht në vitet e pandemisë, e shkurtimit të fondeve për arsimin.

Sipas të dhënave të INSTAT, në vitin 2020, fondet për arsimin ishin sa 10.2% të shpenzimeve të përgjithshme buxhetore, në krahasim me 11.4% në 2019. Fondet për arsimin në raport me shpenzimet e përgjithshme buxhetore ranë në nivelin më të ulët të paktën nga viti 2013. Ulja pritet të vijojë edhe këtë vit, për shkak të shkurtimeve që u bënë në qershor. Me gjithë fondet që administrohen nga Ministria e Financave për arsimin profesional, totali i buxhetit për arsimin arrin këtë vit në 43.7 miliardë lekë, ose 7.2% e totalit të shpenzimeve buxhetore./Monitor

Etiketat e lidhura

okbraport
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij
Para 7 minutash

Bellingham feston fitoren e madhe ndaj Spanjës me një puthje me partneren e tij

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë
Para 16 minutash

Ftesë për Veliajn e Spiropalin? Berisha: Të bashkohen të gjithë ta përcjellin Ramën një minutë e më parë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe
Para 33 minutash

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës: Presim sqarim nga KE për këngën nacionaliste serbe

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase
Para 38 minutash

15 nga 38 rafineritë kryesore ruse jashtë funksionit, sipas inteligjencës ukrainase

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
15 Nëntor 2026, 11:13

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

3 Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 12 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.