Raporti i OSBE-ODHIR, Cakaj thirrje opozitës: Lëreni “fake news”, hajdeni të dialogojmë

Ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj ka akuzuar se PD dhe LSI se po përpiqen të dezinformojnë publikun në lidhje me raportin e OSBE/ODHIR për zgjedhjet e 30 qershorit.

Në një konferencë për mediat, Cakaj i bëri thirrje opozitës për rifillimin e një dialogu politik për të adresuar shqetësimet në raportin e ODHIR.

Gent Cakaj: “Gjatë gjithë këtyre të ditëve në qarqe të ndryshme politike dhe mediatike është diskutuar mbi përmbajtjen e raportit të OSBE/ODHIR. Në fakt ka ekzistuar një përpjekje për të keqpërdorur referenca të ndryshme kombëtare para opinionit vendor që është e kundërta e asaj që ka ndodhur deri tani. 

Swiss Digital Desktop Reklama

Deri në këtë pikë opozita, kryesisht PD dhe LSI, kanë qenë të angazhuara në keqinformim të faktorëve ndërkombëtarë për zhvillimit e brendshme dhe tani ka një përdorim të referencave kombëtare për konsum të brendshëm. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Sidoqoftë më me rëndësi sesa tregtia me lajme të rreme dhe dezinformimi aktiv i opinionit publik dhe përpjekja e kotë për të shfrytëzuar një raport ndërkombëtar për të degjelitimuar një proces të rregullt zgjedhor, gjithsesi do të ishte rifillimi i një dialogu politik për të adresuar të gjitha shqetësimet që janë në reflektuar në raportin e ODHIR.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?