Raporti i plotë i psikologes me të cilën Fullani kërkon nga shteti 400 milionë lek
Portali skandale.com ka siguruar të plotë, raportin konfidencial të një psikologeje që ka monitoruar ish guvernatorin Fullani pas largimit të tij nga puna dhe në bazë të të cilit, Fullani kërkon të dëmshpërblet nga gjykata për dëm moral në vlerën 400 milionë lek të vjetra. Prej javesh, ne Gjykaten Administrative te Shkalles se Pare ne Tirane, po shqyrtohet padia e ish guvernatorit te Bankes se Shqiperise Adrian Fullani.
Ish guvernatori gjate mandatit te te cilit ndodhi vjedhja me e madhe ne historine e Bankes se Shqiperise nga brenda, po e shtyn gjykaten drejt nje vendimi qe ben fajtor Banken e Shqiperise dhe Kuvendin e Republikes per demin “moral”, “ekzistencial” dhe “psikologjik”, shkaktuar ndaj tij. Nje seance me pare, gjyakata ju bind nje kerkese te tij per te vleresuar gjendjen e Adrian Fullanit, me qellim te vertetoje faktin nese ka patur apo jo dem moral e psikologjik ndaj tij.
“Skandal” arriti te gjeje e lexoje “Raport Vleresimi Psikologjik”, te hartuar nga psikologe Dr. Jonida Haxhiu, caktuar nga gjykata me kete detyre. Ne 19 faqe-ne po e sjellim te plote per ju, psikologia e caktuar nga gjykata, sjell nje pamje tragjike deri te mjere te ish guvernatorit, pas shkarkimit nga detyra. Adrian Fullani ka kohe qe nuk eshte pare ne publik, por profili I tij psikologjik, I pershkruar nga psikologia, jep alarmin per nje tragjedi te mundshme. Psikologia thote ne raport se vleresimi I saj eshte kryer permes intervistave me vete Adrian Fullanin dhe familjaret e tij, duke bere me dije se ajo vete e ka takuar ate.
Prej intervistave, psikologia thote se: Ne cdo moment gjate intervistave, shqetesimi kryesor ndersa u pergjigjet pyetjeve, ka rezultuar te jete ngjarja e ndodhur dhe evidentimi I masave qe duhet te merreshin per te mos rrezikuar stabilitetin ekonomiko financiar te vendit. Psikologia thote se: Adriani vazhdon te shprehe keqardhjen e thelle qe kjo ngjarje ndodhi ne institucionin qe ai drejtonte, suksesit dhe mbarevajtjes se te cilit, ai I ka kushtuar pothuajse gjithe jeten e tij profesionale. Ne nje perpjekje per te vertetuar “demin moral psikologjik per shkak te largimit nga puna”.
KOHA JONË SONDAZH

