Raporti i TIA-s: Korrupsioni në Shqipëri në nivelet më të larta
Transparency International, në një raport të fundit ka nxjerr në pah të metat serioze në të gjitha hallkat e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare teksa nënvizon se korrupsioni në Shqipëri eshte në nivelet më të larta në rajon.
Në raport thuhet se Shqipëria është i vetmi vend që ka mbetur pas në krahasim me vendet e tjera ish-komuniste. Në dokument thuhet se Shqipëria ka nivel zero sa i takon ndëshkimit të zyrtarëve të nivelit të lartë.
“Shqipëria ka pothuajse zero historik hetimesh, ndjekjesh penale dhe dënimesh për korrupsionin politik të nivelit të lartë. Një raport konfidencial i OSBE-së i zbuluar dhe i nxjerrë në media kohët e fundit, bënte një përmbledhje të një numri të madh aludimesh të ngritura kryesisht nga media duke lidhur figura të ndryshme politike me korrupsionin ose krimin.
Edhe pse nuk është opinioni zyrtar i kësaj organizate, OSBE u shpreh se dokumenti ishte i vërtetë dhe në përmbajtje ka informacion për shkelje ligji nga 36 deputetë shqiptarë, përfshirë kryeministra të mëparshëm e të tanishëm, si edhe Kryetarin e Kuvendit”, thuhet në raportin e TIA-s.
KOHA JONË SONDAZH

