Raporti në Itali: Mafia shqiptare, importuesja e madhe e drogës

Antimafia në Itali ka dorëzuar në komisionet e sigurisë të Parlamentit italian raportin për vitin 2017. Mediat italiane, shkruajnë se rritja e aktivitetit të grupeve kriminale shqiptare, që për ”007” italianë konsiderohet mafia më e rrezikshme e huaj.

Raporti thekson se grupet shqiptare shtrijnë aktivitetin e tyre në të gjitha fushat e paligjshme, që nga trafiku i drogës, prostitucioni, grabitjet, gjobëvënia e deri tek vrasjet.

Inteligjenca italiane shkruan në raport se grupet mafioze shqiptare janë importuesit kryesorë të drogërave të forta që mbërrijnë nga Azia, por edhe të hashashit në drejtim të Italisë nga Ballkani, duke bashkëpunuar me grupet italiane, kryesisht në Pulja dhe zonat e tjera të jugut të Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më tej thuhet se mafia ka evoluuar duke shfrytëzuar në rrugë dhe kanalizime komplekse pastrimin e parave, kryesisht në sektorin e ndërtimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?