Raporti nga KLSH, Ilir Meta: Korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i Rilindjes

Në bazë të një raporti nga KLSH-ja, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se korrupsioni është i vetmi qëllim madhor i Rilindjes. ”Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin”,-shkruan Meta në një postim në Facebook.

Postimi i plotë

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar një dëm ekonomik prej 138 miliardë lekë gjatë vitit 2022 për shkak të keqmenaxhimit të fondeve publike dhe shkeljeve ligjore, ku dëmi më i lartë prej 107 miliardë lekë lidhet me Tatimet dhe Doganat.

Vetëm lufta e hapur dhe pa kompromis kundër korrupsionit parandalon falimentimin e Shqipërisë dhe rikthen shpresën tek të rinjtë, që në masë po detyrohen të braktisin vendin.

Çlirimi i Shqipërisë nga korrupsioni dhe kapja e shtetit, si dhe rivendosja e Llogaridhënies është interesi dhe prioriteti ynë kombëtar.

SHKARKO APP