Raporti për ”Call Center-at”, Lorenc Goga: Abuzime nga kompanitë fantazëm
Organizata ”Together for Life”, bëri publik studimin krahasues mbi kushtet e punës, të drejtat dhe legjislacionin në sektorin e Call Center-ave në Shqipëri, ku u konstatua se ka kushte të vështira pune dhe abuzime. Ky sektor është një ndër 10 punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, ku megjithë fitimet e mëdha, kushtet e punës mbeten të vështira.
I ftuar në ”Wake Up”, Lorenc Goga, administrator i ”Facile.it”, (dega në Shqipëri), një nga kompanitë lider në tregun ”Call Center”, deklaron se është pjesë e një sektori që punon në kushte shumë të mira pune dhe në respekt të plotë të kodit të punës të Shqipërisë.
”Kompanitë serioze që kanë një histori në treg, që në fakt janë të detyruara edhe nga partnerët e huaj që të respektojmë disa kushte për aktivitetin, veprimtarinë dhe për mirëqënien e punonjësve”. Nga ana tjetër, Goga tha se në vend ka edhe kompani fantazëm që operojnë dhe që ka abuzime por këto ai i cilësoi si raste sporadike që duhen luftuar.