Raporti për korrupsionin, Jorida Tabaku: 1 në 3 tendera në Shqipëri jepen në mënyrë abuzive
Ish- deputetja e PD, Jorida Tabaku ka reaguar për raportin mbi korrupsionin e Transparency Internationalm. Tabaku shpreht se në Shqipëri 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive dhe taksat shkruhet në zyrën e oligarkëve.
Tabaku shton se Shqipëria është vendi më i korruptuar në rajon, dhe në krahasim me raportin e 2018, ka humbur 7 vende në renditje.
Por ish- deputetja tregon edhe rrugën e shpëtimit, duke theksuar se duhet një qeveri që komandohet jo nga zyrat juridike të oligarkëve por që harton ligjet për qytetarët. Po ashtu ajo thotë se duhet një Reformë Zgjedhore që rregullon financimin e partive si dhe shfaq transparencën në tenderat dhe konceisonet.
Statusi i plotë i Tabakut
Shqiperia me indeksin e demokracisë më dobët dhe me korrupsion më të madh se 2018, bie me 7 vende.
Shqipëria e Ramës nuk është vetëm një demokraci hibride siç Indeksi i Demokracisë së The Economist raporton. Transparency International dhe raporti i botuar prej saj për vitin 2019 tregon se Shqipëria renditet e 106 duke pasur rënie me 7 vende në raport me një vit më parë.
Shqipëria është vendi i fundit në rajon dhe njësoj siç pohon DASH vendi më i korruptuar në këtë pjesë të planetit. Problemet me politikanë të korruptuar, mungesa e demokracisë institucionale, vendimmarrja e munguar e qytetarëve apo dhe trajtesat preferenciale janë elementë që kanë ndikuar në vlerësimin negativ.
Shqipëria është vendi ku 1 në 3 tendera jepen në mënyrë abuzive, ku ligjet dhe taksat shkruhen në zyrat e oligarkëve në shërbim të interesit të tyre personale dhe jo qytetarëve. Pikërisht nën këto standarte ne sot gjendemi të renditur më keq dhe kjo renditje dëshmon realitetin e Shqipërisë përballë korrupsionit.
Ka një rrugë për të shpëtuar nga sistemi korruptiv që është instaluar në Shqipëri. Beteja për tregun e lirë, konkurencën e ndershme në këtë treg, heqjen e çdo kontrolli që sjell barrë mbi biznesin, ndërtimin e institucioneve përgjegjëse. Një qeveri që nuk e komandojnë zyrat juridike të oligarkëve por që i harton ligjet në shërbim të qytetarëve. Mundësi për bizneset e vogla dhe jo rregullatorë dhe barriera për to në shërbim të bizneseve të mëdha, reformë e plotë zgjedhore që rregullon financimin e partive politike dhe transparencë në tenderat dhe koncesionet.
Shqipëria nuk ka më luksin të vuajë pasojat e keqqeverisjes së të paktëve ndaj shumicës. Ka ardhur koha që kumbarëve të korrupsionit t’u japim goditjen e merituar.