Raporti për trafikun e qënieve njerëzore, ”GRETA”: Shqipëria, burim trafikimi për gratë

Shqipëria sipas raportit të ”GRETA” (Grupi i Ekspertëve i Këshillit të Evropës), ka pasur një progres të madh, edhe pse theksohet se vendi ka ende shumë punë për të bërë. Nga ana tjetër, në raport nënëvizohet se ka pasur vetëm një vendim penal për kompensimin e një viktime deri tani dhe mungon një skemë e mirëfilltë e kompensimit.

”GRETA” nxit autoritetet shqiptare të marrin masa për të lehtësuar dhe garantuar kompensimin e viktimave të trafikimit. Ekzistenca e një njësie të specializuar policore është mesë e mirëpritur, por ngelet gjithmonë e shqetësuar për shkallën e ulët të dënimeve. Grupi i Ekspertëve i Këshillit të Evropës, u bën thirrje autoriteteve të ndërmarrin hapa të mëtejshëm për të siguruar që rastet të hetohen në mënyrë aktive, duke përdorur teknika speciale të hetimit dhe duke kryer hetime financiare me qëllim mbledhjen e provave.

Sipas raportit, ekziston një nevojë për të përmirësuar mbrojtjen e viktimave dhe dëshmitarëve të trafikimit, si dhe anëtarëve të familjes së tyre, kundër hakmarrjeve ose kërcënimeve që mund të pësojnë këta njerëz dhe i bëhet thirrje autoriteteve t’i kushtojnë vëmendje më të madhe zbulimit të rasteve të trafikimit me qëllim të shfrytëzimit si dhe identifikimin e viktimave midis azilkërkuesve dhe emigrantëve.

Në raportin e GRETA, theksohet se Shqipëria mbetet kryesisht një vend i origjinës për viktimat e trafikimit, kryesisht të gjinisë femërore me qëllim shfrytëzimin seksual të tyre dhe tanimë trafikantët po përdorin rrjetet sociale për të rekrutuar viktima duke postuar oferta false. Ekziston gjithashtu një rritje e trafikimit të brendshëm, veçanërisht ai i fëmijëve, të cilët i nënshtrohet shfrytëzimit seksual ose duke kërkuar lëmoshë. Raporti vë në dukje se fëmijët e komuniteteve romë dhe egjiptian janë në rrezik në rritje për t’u viktimizuar.

SHKARKO APP