Raporti për vitin 2018, Marku: Vlora ka përqindjen më të lartë të kriminalitetit
”2018 ka qenë një vit jo i zakonshëm për shkak të Vetting-ut”, kështu u shpreh Kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku në mbledhjen e Komisionit të Ligjeve për të dorëzuar raportin për Kriminalitetin në vitin 2018. Gjatë fjalës së saj, Marku tha se gjatë këtij viti janë trajtuar 57 mijë raste kallëzuese dhe se ka një ulje të kallëzimeve penale. Më pas ajo shtoi se një pjese e kallëzimeve dhe referimeve vijnë nga qytetarët dhe policia, duke shtuar se fillimi i çështjes është atribut i prokurorit.
“2018 ka qene një vit jo i zakonshëm për shkak të procesit të Vetting-ut. Janë bërë shumë shkarkime prokurorësh, prandaj kanë qenë pak apatikë sepse ky proces i ka bërë të pasigurt. Përqindja më e ulët e kriminalitetit vihet re në Dibër dhe më e larta në Vlorë. Ka një rritje të ndjeshme të çështjeve që janë dërguar në gjykatë”, tha Kryeprokurorja.
Po në këtë komision, zonja Marku foli për rezolutën e 2017, ku Kuvendi i kishte kërkuar Prokurorisë që të rriste numrin e hetimeve për rastet e krimit të organizuar. Ajo tha se gjatë vitit 2018, 73 persona janë ndaluar për korrupsion por shtoi se ka pasur mungesë të referimeve nga ana e policisë për veprën e korrupsionit. Deri në këtë periudhë, Kryeprokurorja raporton se në total ka pasur 41 procedime për veprën për grup të strukturuar kriminal
KOHA JONË SONDAZH

