Raporti për vizat në 2017, ja çfarë tha ambasadorja në Holandë

Parlamenti holandez vendosi për rikthimin e vizave për shqiptarët. Ky vendim nuk erdhi kaq papritur. Ekzistenca e një raporti sekret hartuar nga institucionet holandeze për të rikthyer vizat u përfol që në gusht të vitit 2017, raportonte asokohe gazeta më e madhe ”De Telegraaf”. Ambasadorja shqiptare në Holandë, Aida Sakiqi mohoi kategorikisht informacionin përmes një dalje në Top Channel.

”Nuk bëhet fjalë për një raport, por për një artikull të një gazete. Ai është një artikull i shkurtër me një intervistë me një polic. U habita kur e pashë artikullin e përkthyer si raport në disa media në Shqipëri. Në artikull thuhet se ekziston një memo, normalisht duhet të ekzistojë një gjë e tillë, nga ana e policisë por nuk është raport”, nënvizonte Sakiqi.

Qëndrimi i saj detyroi sërish gazetën të dilte me një editorial të plotë, me titullin: ”Mohohet raporti për kriminelë shqiptarë, ambasadorja fsheh problemet në programin televiziv”. Artikulli i shkruar nga gazetari Vincent Triest, sqaronte se raporti me 40 faqe ishte i vërtetë dhe se rikthimi i vizave për shqiptarët nuk ishte një thashethem.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?