Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raporti SOCTA 2026, ministri Lamallari: Krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar, duhet të parandalojmë

Aktualitet E martë, 9 Qershor 2026 17:11
Raporti SOCTA 2026, ministri Lamallari: Krimi i organizuar po bëhet më i sofistikuar, duhet të parandalojmë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari mori pjesë në prezantimin e raportit SOCTA 2026, dokumentit strategjik që analizon kërcënimet nga krimi i organizuar dhe krimet e rënda në Shqipëri. Gjatë fjalës së tij, Lamallari theksoi se raporti paraqet një panoramë të qartë të mënyrës se si po evoluon kriminaliteti dhe ndihmon institucionet ligjzbatuese të ndërtojnë politika më efektive për luftën kundër tij.

“SOCTA nuk është thjesht një raport. Ai është pasqyra më e qartë e mënyrës se si evoluon kriminaliteti, e rreziqeve me të cilat përballemi sot dhe e sfidave që duhet të adresojmë nesër”, u shpreh Lamallari. Sipas gjetjeve të raportit, grupet kriminale të organizuara mbeten kërcënimi kryesor për sigurinë, duke u bërë gjithnjë e më fleksibël, më të sofistikuar dhe më të aftë për të shfrytëzuar teknologjinë, financat dhe lidhjet ndërkombëtare për zhvillimin e aktiviteteve të tyre kriminale. Trafikimi i narkotikëve, korrupsioni, pastrimi i parave dhe migracioni i paligjshëm vazhdojnë të identifikohen si kërcënime serioze që kërkojnë reagim të vazhdueshëm dhe bashkëpunim të gjerë institucional.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Ministri i Punëve të Brendshme vuri në dukje se raporti evidenton gjithashtu rritjen e rëndësisë së krimeve kibernetike, duke paralajmëruar se sulmet ndaj sistemeve dixhitale, mashtrimet online dhe përdorimi i teknologjive të avancuara nga grupet kriminale po krijojnë sfida të reja për institucionet ligjzbatuese. Një tjetër element i rëndësishëm i SOCTA 2026 është identifikimi i krimeve mjedisore si një kërcënim në zhvillim, çka sipas Lamallarit tregon se koncepti i sigurisë është sot më i gjerë dhe lidhet drejtpërdrejt me mbrojtjen e burimeve natyrore, zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien e qytetarëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Duke folur për përgjigjen e institucioneve shqiptare ndaj këtyre sfidave, ministri theksoi se lufta kundër krimit duhet të mbështetet gjithnjë e më shumë te inteligjenca kriminale, analiza strategjike, shkëmbimi i informacionit dhe investimet në teknologji e kapacitete profesionale. “Përballë një kriminaliteti që po ndryshon me shpejtësi, edhe reagimi ynë duhet të ndryshojë. Nuk mjafton më të jemi efektivë vetëm në hetimin e krimeve pasi ato kanë ndodhur; duhet të jemi më të aftë në parashikimin, parandalimin dhe goditjen e tyre në fazat e hershme”, deklaroi ai.

Po ashtu Lamallari rikonfirmoi angazhimin e Ministrisë së Brendshme për të mbështetur Policinë e Shtetit dhe të gjitha strukturat ligjzbatuese në luftën kundër krimit të organizuar, duke ndjekur një qasje të bazuar në analiza, rezultate konkrete dhe partneritet të ngushtë me institucionet kombëtare dhe ndërkombëtare. “SOCTA 2026 na jep një hartë të qartë të kërcënimeve. Tani përgjegjësia jonë është ta shndërrojmë këtë njohuri në veprim konkret, për të garantuar më shumë siguri, më shumë integritet institucional dhe më shumë besim për qytetarët shqiptarë”, përfundoi Lamallari. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, tha risi e këtij raporti është analiza e thelluar e krimeve mjedisore.

“Përmes metodologjisë së standardizuar të Europolit, ne kemi analizuar grupet kriminale, aktivitetet e tyre, faktorët lehtësues dhe dëmin që ato synojnë t’i shkaktojnë shoqërisë sonë. Ky proces na jep një avantazh të rëndësishëm, të kuptojmë jo vetëm se ku ndodhet kërcënimi sot, por edhe si mund të evoluojë ai nesër. Një risi e rëndësishme e këtij raporti është analiza e thelluar e krimeve mjedisore. Këto fenomene, edhe pse shpesh më pak të dukshme se format tradicionale të kriminalitetit, përbëjnë një kërcënim në rritje për zhvillimin e qëndrueshëm, ekonominë dhe sigurinë afatgjatë të vendit”, tha Hita.

Etiketat e lidhura

Besfort Lamallari
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Para 1 minute

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 35 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 49 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 56 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.