Raporti /Tirana me transportin publik më të lirë në rajon
Nga të gjithë vendet e rajonit, Tirana ka transportin publik më të lirë. Agjencia e mirënjohur Numbeo.com. që merret me llogaritjen e kostos së jetesës për gjithë vendet e botës, ka publikuar një raport edhe për vendet e rajonit ku arrin në konkluzionin se çmimi i biletës për transportin publik në Tiranë është më i liri.
Ajo që bie në sy në raportin e kësaj agjencia, është çmimi i lirë i biletës në Tiranë që është 0.29 euro, ndërsa më pas vijnë Kosova me 0.40 euro, Maqedonia me 0.57, Mali i Zi me 0.70, Serbia me 0.72
Krahasuar me vendet e tjera të rajonit, ky shërbim rezulton edhe më i lirë nëse qytetarët do të marrin abone mujore, me 9.92 euro, ndërsa vende si Maqedonia e kanë 19.47 apo Mali i Zi me 25 euro dhe Serbia me 25.04 euro.

