Raporti/ Transparency International: Shqipëria më e korruptuar se një vit më parë
Korrupsioni është një problem madhor në botën e sotme, dhe matja e fenomenit është thuajse e pamundur. Gjithsesi, indikatori më i saktë i përhapjes së fenomenit në një shoqëri të caktuar i referohet perceptimit të tij nga vetë qytetarët.
Në këtë pikë, “Transparency International”, është ndër më të besueshmet, dhe çdo muaj shkurt publikon indeksin e perceptimit të korrupsionit. Për vitin 2017, Shqipëria renditet në vendin e 91 (83-të në 2016), ndër 180 vende të ekzaminuara.
Kjo hartë, ku ngjyra e ndezur flet për alarm, ilustron mjaft mirë faktin se Shqipëria është ndër vendet më të korruptuara në Europë. Kosova, Rusia dhe Ukraina ndërkohë, janë tre vendet më të korruptuara në Europë sipas Transparency international.
Sipas Transparency International, Shqipëria renditet e 91-ta, tetë vende më lart se vitin e shkuar, për luftën kundër korrupsionit. Renditet e parafundit ndër vendet e rajonit duke lënë pas vetes vetëm Bosnjen, ndërsa Kosova renditet në vend të 85 në renditjen e përgjithshme të 180 vendeve, raporton faktor.al
Organizata jo qeveritare Transparancy International, që çdo vit u kërkon ekspertëve nga mbarë bota një gjykim mbi korrupsionin në vende të ndryshme, ka botuar raportin e vitit 2017.Me këto të dhëna përpilohet një renditje ku vërehet se Shqipëria është rritur me tetë vende krahasuar me një vit më parë. Në vitin 2016 ishte në vend të 83-të, ndërsa këtë vit ka rrëshqitur në të 91-tin.
KOHA JONË SONDAZH

