Raporti Tronditës; The Guardian: Këpucët e shtrenja, ”Made in Albania”

Në kohën kur Shqipëria është në paqëndrueshmëri punësimi, edhe për ato biznese të cilat punësojnë, dalin me probleme. Ka qenë investigimi i detajuar i Britanikes “The Guardian”, që ka publikuar mënyrat se si prodhohen “markat” e shtrenjta, në vende të Ballkanit.

Investigimi tregon se këpucët e shtrenjta në butikët e Londrës, “Made in Italy” apo “Made in Germany”, në fakt nuk janë gjë tjetër vetëm “Made in Albania”. Ajo që në vë pah shkrimi, ka të bëjë me faktin se këpucët prodhohen në vendet e varfra të lindjes dhe shiten shtrenjtë. Problem tjetër është dhe punësimi. Në shkrim pohohet se: “Në Shqipëri dhe vendet e tjera të Ballkanit, punëtorët shfrytëzohen në këtë lloj pune, duke marrë më pak se gjysmë paundi në orë për atë që bëjnë. Po kaq shqetësues është edhe abuzimi me firmat, të cilave u stampohen logo dhe mbishkrime sikur janë prodhuar brenda BE­-së, kur në fakt e vërteta është krejt ndryshe dhe mjaft e hidhur”.

Shumë këpucë që mbajnë etiketën e markave të njohura apo vulosen me “Made in Italy”, ose “Made in Germany”, në fakt janë prodhuar nga punëtorët e vendeve të varfra të Europës Lindore. Nga raporti, është zbuluar se në Shqipëri, punëtorët e prodhimit të këpucëve fitojnë më pak se 49 paund për një orë, duke përfshirë edhe orët e punës shtesë, e cila është e jashtëligjshme edhe në një vend të varfër si Shqipëria.

Swiss Digital Desktop Reklama

Raporti është hartuar nga hulumtues të grupeve të ndryshme të të drejtave evropiane dhe është bazuar në intervistat e 179 punëtorë në 12 fabrika. Raporti, mbi të gjitha, dënon ashpër shfrytëzimin e punëtorëve, duke e përshkruar këtë skemë biznesi si “një rrugë ekonomike dhe aspak sociale”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në kuadër të raportit janë investiguar fabrikat që prodhojnë këpucë për markat e njohura si: Zara, Lowa, Deichmann, Ara, Geox, Bata, Leder & Schuh AG, si dhe degët e CCC Shoes & Bags në Poloni dhe Rieker dhe Gabor në Sllovaki.

Investigimi ka përfshirë gjashtë vendet Europiane me paga të ulëta: Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Maqedonia, Polonia, Rumania dhe Sllovakia. Një në tre punëtorë shqiptarë që janë marrë në pyetje kanë treguar se paguhen më pak se paga minimale sipas ligjit, pra më pak se 121 paund në muaj, madje shumë prej tyre nuk harrojnë edhe orët jashtë orarit të punës dhe mungesën e shpërblimeve.

Raporti tregon se gratë janë të trajtuara edhe më keq dhe punojnë në kushte skandaloze. Punëtorët shqiptarë, sipas këtij raporti, arrijnë të prodhojnë deri në 60 palë këpucë në ditë.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?