Raporti tronditës: Viktimat nga koronavirusi në SHBA, po aq sa gripi spanjoll

Zëri Amerikës raporton se numri i viktimave nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara tashmë është barazuar me ato që shkaktoi i ashtuquajtur “gripi spanjoll” në vitin 1918.

Ashtu si fatkeqësia botërore e një shekulli më parë, pandemia e koronavirusit në Amerikë ka shkaktuar deri në këto momente 675,000 viktima.

Sipas një modeli të ndjekur parashikimi, stina e dimrit mund të sjellë një rritje të re të rasteve, megjithëse do të jetë më pak vdekjeprurëse se vitin e kaluar.  Universiteti i Uashingtonit parashikon se 100 mijë amerikanë të tjerë do të vdesin nga koronavirusi deri më 1 janar duke e çuar numrin total të viktimave në 776 mijë numrin.

“Pandemia e gripit spanjoll e viteve 1918-19 shkaktoi vdekjen e rreth 675,000 amerikanëve, kur Shtetet e Bashkuara kishin një popullsi tre herë më të vogël se sot. Rreth 50 milionë njerëz në nivel global vdiqën nga gripi spanjoll. Ndërsa, Covid-19 ka shkaktuar vdekjen e 4.6 milionë njerëzve në nivel global”, shkruan mes të tjerash Zëri i Amerikës.

SHKARKO APP