Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Raportimi në Komisionin e Ligjeve, në fokusin e Gent Ibrahimit misioni parësor i KLP-së (E PLOTË)

Aktualitet E mërkurë, 2 Qershor 2021 20:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi ka raprotuar ditën e sotme për veprimtarinë e KLGJ-së në vitin 2020.

KLP ka zbardhur detaje nga raportimi i Gent Ibrahimit, duke njoftuar se fokusi i raportit ka qenë misioni parësor i KLP-së që vendimet mbi karrierën e prokurorëve të bazohen ekskluzivisht në vlerësimin e meritave profesionale dhe në rezultatet e verifikimit të figurës dhe të integritetit të tyre.

KLP thotë më tej, ndër aspektet më të spikatura të veprimtarisë së Këshillit gjatë 2020, ishte ngritja dhe funksionimi i një sistemi të vetting-ut permanent të prokurorëve si strukturë ndihmëse në kuadër të procesit të vetting – ut të jashtëzakonshëm të realizuar aktualisht nga institucionet e vlerësimit.

Njoftimi i KLP-se:

Sot, 02.06.2021, Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, z. Gent Ibrahimi, paraqiti në Komisionin e ligjeve, raportin për vitin 2020 mbi veprimtarinë e institucionit që drejton.

Ibrahimi bëri një përmbledhje të veprimtarisë së Këshillit gjatë vitit të kaluar, duke u ndalur tek misioni parësor i Këshillit, që vendimet mbi karrierën e prokurorëve të bazohen ekskluzivisht në vlerësimin e meritave profesionale dhe në rezultatet e verifikimit të figurës dhe të integritetit të tyre.

Këshilli i Lartë i Prokurorisë në zbatim të Ligjit nr. 115/2016, “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, i ndryshuar, ka detyrimin të raportojë para Kuvendit jo më pak se një herë në vit.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë vitit 2020, Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka raportuar në mënyrë të pjesshme në muajin Maj 2020, ashtu sikurse ka raportuar në mënyrë të thelluar, lidhur me përmbushjen e rekomandimeve të lëna nga Kuvendi, me Rezolutën e miratuar më 25.06.2020, “Për raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019”, për periudhën Janar-Shtator 2020.

Raporti për veprimtarinë e KLP, për vitin 2020, mbështetet edhe në rekomandimet e lëna nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, me anë të Rezolutës “Për raportin vjetor të Këshillit të Lartë të Prokurorisë për vitin 2019”.

Në raportin e veprimtarisë për vitin 2020 jepet informacion i detajuar mbi veprimtarinë e Këshillit gjatë këtij viti, duke pasur parasysh vështirësitë e krijuara prej muajit Mars 2020, pas shpalljes së gjendjes së pandemisë COVID-19 në vend. Ndër aspektet më të spikatura të veprimtarisë së Këshillit gjatë 2020, ishte ngritja dhe funksionimi i një sistemi të vetting-ut permanent të prokurorëve si strukturë ndihmëse në kuadër të procesit të vetting – ut të jashtëzakonshëm të realizuar aktualisht nga institucionet e vlerësimit. Raportet e miratuara nga Këshilli ndihmuan në vlerësimin e njërit prej tre komponentëve të tij, i cili është vlerësimi i aftësive profesionale.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjithashtu, raporti nxjerr edhe konkluzione të tjera përtej kërkesave të Kuvendit, duke u ndalur në arritjet kryesore të Këshillit për vitin 2020, sikurse: komandimi i prokurorëve si inspektorë në ILD, verifikimi i pasurisë dhe figurës i katër kancelarëve në detyrë, rastet e ardhura për procedim disiplinor të prokurorëve nga ana e ILD, verifikimi i kandidatëve për t’u pranuar në Programin e Formimit Fillestar në Shkollën e Magjistraturës ose kandidatëve që e përfundojnë këtë program dhe duhet të emërohen e caktohen në detyrë si prokuror, hartimi i akteve nënligjore që ndikojnë drejtpërdrejt në karrierën e prokurorëve, emërimi i drejtuesit të BKH, administrimi i Regjistrit dhe Dosjes Personale të prokurorëve, etj.

Komisioni i Ligjeve e vlerësoi pozitivisht veprimtarinë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë në përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. Këshilli është angazhuar se do të vijojë punën në përmirësimin e rekomandimeve që ende nuk janë përmbushur plotësisht.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 5 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 6 orësh

Etiketat e lidhura

gent ibrahimi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 5 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 5 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 7 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 8 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.