Raportimi nga Brukseli/ Zyka: 17 vende të BE-së njohin problemet, janë për hapje negociatash, 10 të tjera flasin për mosplotësim kushtesh

Gazetarja Erisa Zykaj, e ftuar në emisionin ‘Tempora’ në RTV Ora me Sonila Meçon, teksa ka Bashkimi Evropian është i ndërgjegjshëm që qytetarët dhe Shqipëria e meriton të jetë anëtarë e BE.

Erisa Zykaj: Gjithë procesi i antarësimit është një përfitim i madh i të gjithëve vlerave ekonomike sociale të demokracisë dhe drejtësisë. Të gjithë shtetet më parë kanë bërë betejën dhe vazhdojnë ta bëjnë për të qenë pjesë e BE.

Të ndërgjegjshëm për këto përfitime BE ka vullnetin për të hapur negociatat për Shqipërinë. BE është e ndërgjegjshme se vendi dhe qytetarët e meritojnë, por kanë përballë intelekutorin. Pra kanë përballë disa kushte. Janë dy grupe, njëri me 17 vende që thotë ne i njohim problemet e Shqipërisë por që mund të zgjidhen pas hapjes së negociatave. Ndërkohë nga ana tjetër janë 10 vende, 5 të zëshme 5 jo, të cilat thonë se ne kemi vendosur kushte dhe Shqipëria nuk i ka plotësuar kushtet.

Ministri gjerman është shumë optimist, ka një dëshirë shumë të madhe për ta ndihmua r vendin por ai ka mbrapa Bundestagun. Është Bundestagu që i ka vendosur kushtet.

SHKARKO APP