Raportuesit në PE braktisin Shqipërinë, McAallister: Flasim për Maqedoninë e Veriut
Në Parlamentin Europian është duke zhvilluar punimet, Komisioni për Punët e Jashtme, nën drejtimin e deputetit gjerman David McAallister, me axhendë dëgjimin e konkluzioneve të misioneve në vendet e rajonit tonë, që aspirojnë hapjen e negociatave.
Por që në fillim të kësaj mbledhje, Shqipëria është anashkaluar pasi eurodeputetët që duhet të raportonin për misionin në vendin tonë kanë munguar, në seancën e Komisionit të Punëve të Jashtme. Në pamundësi të raportimit mbi misionin në Shqipëri, kryetari i Komisionit të Punëve të Jashtme, David McAallister, i cili negocioi edhe për krizën politike në Shqipëri në maj të vitit 2017, i ka dhënë fjalën eurodeputetit Eduard Kukan që të raportojë për misionin në Maqedoni.
“Vizita ndodhi në mes të një krize politike në Shqipëri, kur opozita hoqi dorë nga mandatet parlamentare dhe organizoi protesta masive, të cilat më tej u bënë të dhunshme. Në Maqedoni, vizita u krye në vijim tê marrëveshjes së Prespës dhe para zhvillimit të fushatës presidenciale. Dua të falenderoj ambasadorët Samuel Sbogar dhe Luigi Soreca. Kisha parashikuar t’i jepja fjalën zotit Tun Kellam për të raportuar për misionin në Shqipëri, por ai nuk është prezent në sallë. A ka ndonjë koleg tjetër në sallë që do të marrë fjalën?”, është shprehur David McAllister përpara se t`ja kalonte fjalën, raportuesit Eduard Kukan i cili foli për Maqedoninë e Veriut.
KOHA JONË SONDAZH

