Rast i rrallë, i shumëkërkuari vetëdorëzohet në policinë e Tiranës
Një person i kërkuar nga drejtësia italiane është dorëzuar këtë të hënë në ambientet e komisariatit nr.2 në Tiranë, në një akt që rrallë herë është dëgjuar në vendin tonë.
Sipas të dhënave, shtetasi R.(L).P., 36-vjeç, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore italiane kanë lëshuar ndaj tij, urdhër arresti për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”.
Ai është paraqitur në polici, teksa kanë nisur procedurat me Interpol Romën për ekstradimin e tij.