Elbasan, babai seks me dashnoren në sy të djalit të mitur
Rastet skandaloze nuk kanë të mbaruar. I fundit u zbulua në Fier, ku njerku abuzonte seksualisht prej 6 vitesh me vajzën e gruas. Uniformat blu të Elbasanit, janë përballur me një denoncim të rëndë.
Burime pranë Prokurorisë kanë thënë për “Top Channel”, se po hetohet një burrë nga Elbasani i cili akuzohet për veprën penale “kryerje të veprave të turpshme në prani të minorenit”.
Denoncimi ka ardhur nga mamaja e të miturit, pasi 5 vjecari ka shfaqur sjellje të çuditshme duke imituar të atin. Ai në prani të psikologes ka treguar disa herë veprimet që bënte babai me të dashurën.
Mësohet se çifti është i ndarë dhe në fundjave 5 vjeçari rrinte me nënën, ndërsa gjatë javës me babanë. Burri po hetohet në masën e sigurisë arrest me burg.
KOHA JONË SONDAZH

