Rastësia e habitshme: Etrit Berisha gabon në të njëjtën minutë me Bufon, përballë Spanjës
Në humbjen e djeshme përballë Spanjës, është shënuar një rastësi e habitshme.
Pak ditë më pare, portiere i Kombëtares italiane, Bufon, gabonte rëndë në minutën e 55-të, dhe Vitolo shënonte për Spanjën ndaj Italisë.
Dje, në të njëjtën minutë, ishte Etrit Berisha që gaboi përballë Spanjës, duku iu dhuruar topin lojtarëve të ekipit kundërshtar, të cilët nuk falën dhe shënuan.
Veçse Italia do të barazonte, ndryshe nga Shqipëria, e cila jo vetëm që nuk kishte fuqi të reagonte, por pësoi edhe golin e dytë Brenda pak minutash.
Ashtu siç pritej, Spanja e mbajti topin më shumë se 70% gjatë ndeshjes, ndërkohë që portiere i saj De Gea, ishte thjesht spektator dhe nuk bëri asnjë pritje.
I vetmi sulmues që kishte Shqipëria, Bekim Balaj, e pranoi pas ndeshjes së dje ai ka luajtur më shumë si mesfushor, se sulmues.
KOHA JONË SONDAZH

