Rastësisht shpëton një akt terrorist në tren ku mund të kishte dhjetra të vrarë
.
Shmang rastesisht një sulm fatal terrorist në Francë
Spencer Stone, pjesë e Forcave Ajrore të SHBAsë, ishte nisur për pushime në Europë.
Ai ishte bashkë me 22 vjeçarin Alek Skarlatos, pjesë e Gardës Kombëtare të Oregonit në SHBA dhe një mik tjetër,
Anthony Sadler, nga Pittsburg. Por, ai është kthyer rastësisht në një hero të vërtetë. Ai ka ndaluar një sulm terrorist në Francë, që mund të ishte vdekjeprurës për dhjetra persona. Ndërsa ishte në trenin e linjës AmsterdamParis, ai ka vënë re një person të dyshimtë. E ka ndjekur atë dhe ka parë se në tualet, ka nxjerrë një Kallashnikov. Pas kësaj, Stone i është lëshuar atij dhe është përleshur me terroristin 26vjeçar maroken. Me ndihmën edhe të Anthony Sadler, ai e ka vënë poshtë atë dhe e ka lidhur. Nga fotot dhe videot e publikuara, shihet 26vjeçari i rrahur dhe lidhur, ndërkohë që nëse ai do të kishte kryer sulmin, mund të kishte vrarë dhjetra persona në tren. Fotot e tij tashmë po bëjnë xhiron e botës, ndërkohë që raportohet se Stone apo ishte kthyer nga një mision në Afganistan.
KOHA JONË SONDAZH

