Rastet e reja me virusin Covid-19 në Shqipëri. Harta e plotë
Shqipëria vijon të testojë personat që kanë simpomat e Covid-19 dhe ata që lidhje me vendet e prekura nga ky virus ose edhe me personat që janë të prekur. 11 viktima dhe 223 raste me të prekur është bilanci i deri tanishëm. Nga ISHP bëhet me dije se numri i të prekurve është rritur me tre të rinj në Tiranë duke e çuar totalin në 124 raste, ndërsa pas ditësh qetësi, duket se infeksioni është riaktivizuar në Durrës duke shënuar dy të rinj. Numri total i të prekurve në Durrës ka shkaur në 14. Po ashtu, janë shënuar nga dy raste të reja në Korçë dhe Shkodër, si edhe nga një rast në Fier dhe Tropojë. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 74 të shtruar. Prej tyre 7 janë në terapi intensive nga të cilët 4 janë të intubuar. Pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente. Ndërkohë në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi” kemi një pacient të shtruar.
Rastet e reja me koronavirus gjatë 24 orëvë të fundit
-3 raste Tirana
-2 raste Durrës
-2 raste Korçë
-1 rast Fier
-1 rast Tropojë
-2 raste Shkodër
Rastet totale me koronavirus sipas qyteteve në Shqipëri
– Tiranë 124 raste
– Durrës 14 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Fier 23 raste
– Kavajë 4 raste
– Rrogozhinë 2 raste
– Korçë 14 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 7 raste
– Lezhë 5 raste
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Krujë 5 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 3 raste
– Mirditë 1 rast