Rastet rekord/Ministria e Shëndetësisë: Nuk krahasohet me pikun pasi…

Kurba e Covid-19 në Shqipëri, prej një jave tashmë po pëson vetëm rritje. Në 24 orët e fundit janë shënuar 69 raste, një shifër që nuk u pa as në pikun e pandemisë.

Në deklaraten e sotme për mediat, Ministria e Shëndetësisë, pranoi se gjatë javës së fundit ka rezultuat rritje e numrit të rasteve të identifikuara pozitive, ka një rritje të të shtruarve në spital por qëndrueshmëri sa i takon fataliteteve. ”Kjo rritje lidhet me uljen e vigjilencës dhe moszbatimin e rregullave të përcaktuara nga autoritetet shëndetësore”.

Sipas Ministrise, ”duhet theksuar se kjo periudhë nuk mund të krahasohet me periudhën e pikut nën efektin e masave të karantinës, për vetë faktin se kemi kohë më të gjatë ekspozimi dhe numër më të lartë kontaktesh gjatë aktiviteteve rutinë të ditës, ku aktualisht 97 % e subjekteve janë në aktivitet”.

Specialistët tërheqin vëmëndjen ndaj popullatës për kujdes maksimal ndaj zbatimit të rregullave. ”Nisur nga fakti se ditet e fundit po zbulohen raste pozitive në disa ndërmarrje dhe subjekte tregtare, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje edhe njëherë bizneseve, të zbatojnë me korrektësi protokollet e sigurisë në punë: të dezinfektojnë ambientet, të kryejnë ajrosjen rregullisht, të përdoren maskat apo barrierat mbrojtëse në çdo subjekt shërbimi për qytetarët, siç e përcaktojnë protokollet e autoriteteve shëndetësore”.

 

SHKARKO APP