Rasti i dytë brenda ditës, 82-vjeçari humb jetën në Velipojë

Një 82-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën si pasojë e një arresti kardiak ditën e sotme në Velipojë

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërsa policia po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Velipojë/Informacion paraprak

Rreth orës 16:00, shtetasi kosovar I. M., 82 vjeç, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

SHKARKO APP