Rasti i parë në Poliçan, futen në karantinë 30 punonjës

Edhe pse pushteti vendor kishte masa ekstreme, në Poliçan është regjistruar i prekuri i parë. Bëhet fjalë për shtetasin A.L 79 vjeç, i cili ka rezultuar pozitiv duke e futur kështu dhe bashkinë e Poliçanit në hartën e kuqe.

Nga ana tjetër, mësohet se 79 vjeçari është infektuar nga djali i tij 30 vjeçar, i cili kohët e fundit ishte kthyer nga Greqia dhe gjate periudhës së karantinimit nuk ka shfaqur shenjat e kontaminimit. Ndërsa prej dy ditësh ai kishte kolle të thatë, temperature edhe dhimbje te muskujve. Ndaj dhe 30 punonjësit e qendrës shëndetësore të Poliçanit janë futur në karantinë pasi 79 vjecari shkonte thuajse çdo dite në qendrën shëndetësore.

Kryebashkiaku i Poliçanit duke i uruar shërim të shpejtë të infektuarit, u shpreh se policia nuk duhet ta largonte postbllokun e vendosur në hyrje të qytetit, nga i cili do behej filtrimi i qytetareve qe vinin nga Italia, Greqia, Tirana dhe qytete te tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?