Rasti i parë, një vajzë shqiptare prangoset në Londër. Ishte shpallur në kërkim

Janë me qindra shqiptarë të arrestuar në Angli për qëllime esktradimi si të kërkuar nga drejtësia shqiptare. Për herë të parë, si e kërkuar nga drejtësia shqiptare, është arrestuar në Angli një vajzë.

Top Channel raporton se skuadra e ekstradimeve në Scotland Yard, pas një urdhër arresti nga Shqipëria ka arrestuar Lirie Delishin.

Gjykatës së ekstradimeve iu tha se ajo kërkohet pasi dyshohet se në vitin 2019 u kap në Shqipëri me një pasaportë rumune të falsifikuar, e cila i përkiste Simona Valcu.

SHKARKO APP