Rasti “Qyno”, Gjykata Kushtetuese rrëzon SPAK-un për ruajtjen e burimeve të gazetarëve
Gjykata Kushtetuese dha vendim për gazetarin Elton Qyno mbi kërkesën e tij për shpalljen e pavlefshme të kontrolleve të SPAK në banesën, zyrë dhe sekuestrimin e mjeteve të punës. Gjykata Kushtetuese arriti në përfundimin se e drejta e gazetarit për të ruajtur burimin është një nga garancitë kushtetuese, dhe arriti në përfundimin se kontrollet kanë ndërhyrë në lirinë e shprehjes.
Gjykatat e zakonshme nuk kanë arsyetuar se përse u përdorën mjete të tjera për të zbuluar burimin. Gjykata Kushtetuese vendosi shfuqizimin e vendimeve të gjykatave më të ulëta. Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj në konferencën për mediat dha detaje të vendimmarrjes.
Ajo tha se është pranim i pjesshëm i kërkesave të gazetarit, ku theksohet se sekuestrimi është i paligjshëm. Në lidhje me kontrollin, ajo tha se nuk është ezauruar ende, sepse sipas ende nuk është bërë objekt shqyrtimi, sepse avokati i gazetarit ka thënë që ruaj të drejtën të ngremë padi në vazhdim. Sipas vendimit unanim, bie sekuestrimi i mjeteve të punës ndaj gazetarit, sepse siç vlerëson gjykata nuk ishte kjo mënyra për të zbuluar burimet e gazetarit.
KOHA JONË SONDAZH

