Raundi i dytë – Edhe 904 kuota të lira në Universitetin “Aleksandër Moisiu”

Rreth 75 përqind e studentëve që kanë përzgjedhur një nga degët e Universitetit ‘Aleksandër Moisiu’ në Durrës janë regjistruar deri tani.

Bëhet fjalë për 1847 studenë që janë regjistruar në total deri në këtë moment, ndërkohë që bëhet e ditur se gjimnazistët fitues kanë akoma kohë për të kryer regjistrimin pranë auditorëve që ka përcaktuar administrata e Universitetit për këtë qëllim.

Arkend Balla, drejtor i regjistrimeve dhe shef i departamentit të IT shprehet se do të ketë edhe një fazë të dytë të regjistrimeve për listat shtesë që do të vijnë më vonë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Arkend Balla: Numri i kuotave për këtë vit akademik ka qenë 2762 kuota prej të cilave janë plotësuar aktualisht 1847 kuota, dhe të lira janë 915 kuota. Pra kemi të plotësuar rreth 75% në të gjitha degët e programit të studimit të ofruar nga Universiteti ‘Aleksandër Moisiu’.Ka programe që kanë kaluar dhe mbi 85 dhe 96% por ka dhe programe që nuk janë në këto nivele por janë mbi 50% deri tani.Kuotat e lira vihen në dispozicion gjatë raundit të dytë që fillon me 15 shtator deri 22 shtator 2017 ku kryehet procesi i aplikimit nga maturantët.

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjatë këtij viti nuk do të ketë programe të reja studimi, por stafi i Universitetit ka menduar hapjen e një sërë laboratoresh të reja që do të jenë në funksion të studentëve të teknologjisë së informacionit apo navigimit detar.

Arkend Balla: Nuk kemi hapur programe të reja për këtë vit akademik por janë shtuar numri i laboratorëve për degë të veçanta, kryesisht degët e informatikës, shkencat kompjuterike, navigacioni i menaxhimit detar.

Deri në 30 shtator, Universiteti pritet të bëjë publike listën përfundimtare të studentëve fitues.

Në fillim të muajit tetor nis raundi i dytë i regjistrimeve i ndarë në 7 faza 24 orëshe.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?