
Në rajonin Brest në perëndim të Bjellorusisë, do të mbahet raundi i dytë i negociatave mes Rusisë dhe Ukrainës. Raundi i parë i bisedimeve u mbajt më 28 shkurt dhe përfundoi pa rezultate. Në atë takim, delegacioni ukrainas kërkoi armëpushim dhe tërheqjen e ushtrisë ruse.