RCC mbështet zhvillimin e turizmitnë Ballkanin Perëndimor. “Via Dinarika” është shembulli

Fetija është 46 vjeç, ndërsa i shoqi, Mustafai, është 58. Së bashku ata kanë një bujtinë të vogël në Shtegun Dinarik, që ndryshe njihet me emrin “Via Dinarika”, dhe që kalon në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Hozefa është një djalë 29 vjeçar nga Gjermania, i cili punon si inxhinier softueri. Ai ka ardhur në këtë zonë për t’u ngjitur në Aplet Dinarike duke filluar nga Thethi në Shqipëri e duke kaluar në Plavë në Mal të Zi, sërish në Theth e më pas në Rekën e Allagës në Kosovë.

Hozefa dhe gjashtë miqtë e tij janë brezi i parë i ngjitësve që po përdorin shtigjet e sapopastruara në Kosovë, te cilat kanë jo shenjat e duhura, por edhe lidhjen me sistemin “GPS”, që u tregon përdoruesve vendndodhjen e tyre të saktë. Shtigjet u bënë të përdorshme në qershor të këtij viti nëpërmjet një skeme grantesh për turizmin me fonde të BE-së e të vënë në zbatim nga Këshilli për Bashkëpunim Rajonal (RCC).

“Financimi që morëm na ndihmoi të zhvillonim tetë pjesë të reja të Via Dinarikës, duke lidhur më mirë Kosovën me Shqipërinë dhe me Malin e Zi, por edhe duke përmirësuar përvojën dhe përjetimin e ngjitësve dhe vizitorëve,” na tregon Gramen Taraku nga Fondi i Zhvillimit të Komunitetit, një nga përfituesit e granteve të RCC-së.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fetija dhe Mustafai nuk ishin marrë më turizëm më parë. Rreth dymbëdhjetë vite më parë, Mustafai vendosi të rikthehej në zonën malore e të rindërtonte fermën e familjes. Një mik u kishte dhënë idenë që të bënin fli e t’ua shisnin atë kalimtarëve, të cilëve gjatë ngjitjes u binte rruga andej. Dhe kështu, pak nga pak, u formësua ideja për të ndërtuar një han për udhëtarët. “Në fillim nuk kishim shtretër të tjerë përveç tonit. Por me shtimin e turistëve që bëjnë ngjitje në këtë zonë, ne filluam të shtonim numrin e shtretërve. Tani mbrapa shtëpisë sonë kemi ndërtuar edhe një shtëpi tjetër, ku mund të qëndrojnë deri në 65 vetë çdo natë. ” tregon Fetija.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këshilli për Bashkëpunim Rajonal, me mbështetjen e BE-së mbështet vendet e rajonit te zhvillojnë turizmin. RCC-ja do të vijojë me përmirësimin e infrastrukturës së zonës dhe me promovimin e të gjithë shtegut “Via Dinarika” që përshkon Ballkanin Perëndimor. RCC-ja vazhdon të japë ndihmën e vet për ngritjen e një strukture rajonale për menaxhimin e Via Dinarikës. Po ashtu, do të ndihmojë edhe me trajnimin e guidave, që janë kaq të nevojshëm për promovimin e mëtejshëm të zonës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?