Reagimi i Ramës për gjyqtaren acaron qytetarët: Leri po*dhët… A mban përgjegjësi për ndonjë gjë në këtë vend?

Kryeministri ka reaguar në mbrëmje për vrasjen e gjyqtares së Shkodrës, Fildes Hafizi nga ish-burri i saj. Ngushëllimin për ngjarjen, Rama e përdor dhe si sulme ndaj politikanëve që sipas tij ishin kundër reformës në drejtësi.

“Krokodilët që lotojnë për gjykatësen e ndjerë nuk donin as Reformën në Drejtësi as Vetingun! Përpara me Vetingun për drejtësinë që duam”,- shkruan Rama.

Por komentet që kanë pasur këtë reagim, përveç servilizmave të zakonshme në rrjetet sociale të tipit: “i madh”, “Skënderbe”, “gjigant” etj.,  kanë qenë masakruese ndaj kryeministrit.

Një prej komentuesve i shkruan kreut të qeverisë: Leri ankesat ndaj të tjerëve. A mban përgjegjësi për ndonjë gjë në këtë vend?

SHKARKO APP