Reagon Agron Gjekmarkaj pas daljes nga spitali

Deklarata e plotë e Agron Gjekmarkajt:

Nuk do të kisha reaguar përsa ndodhi dje me mua në proteste nëse policia e shtetit nuk do me fyente se dyti me deklaratën e vet publike e dizinformuese!
Nuk e pëlqej as e kërkoj viktimizimin! Madje kurrë në jeten time nuk kam kërkuar as nxitur ballafaqime fizike! Nuk kam sulmuar asnjeherë askënd! Dje thjesht jam mbrojtur. I gjindur para një makine të vogel bashkë me shoqëruesin tim, punonjës i gardës, i cili u keqtrajtua gjithashtu ndonëse u tregoi edhe dokumentin identifikues, u rrethova nga një grup i madh policesh! Ju thashë mos me prekni, jam Agron Gjekmarkaj, nënkryetari i Kuvendit të Republikës, deputet, pedagog Universiteti me butësi gati me humor, nuk shquhem për forcë fizike nuk bëj palester, ndaj bëni kujdes! Më shtynë brutalisht, me shumë forcë, thyen edhe pasqyrën e veturës duke më ngritur gati në ajër mua! Më tërhoqi shoqëruesi me shumë mundim dhe një djale nga Lezha përmes policëve teksa ndieja frymëmarrjen që po me ngadalësohej! Sapo dola nga turma e policëve duke më tërhequr të tjerët humba ndjenjat! Nuk u ndieva keq se kisha probleme me shendetin por si pasojë e veprimeve të policisë! Nuk u largova nga protesta se desha të largohem, por më detyruan, nuk u largova për të shkuar në kafe apo shtëpi por në spital!

Më ka mbetur në kujtesë egërsia në shikim e dy tre oficerëve të policisë, zelli i tyre si dikur motit kur arrestoheshin deputetët e opozitës në 1946 , u dukej e padrejtë që dikush guxon të protestojë kundër pushtetit të tyrë se ata e shohin pushtetin si gjënë e tyre, pse jo edhe si instrument dhune! Gjithsesi ata nuk mund të shtynin një deputet në atë menyrë pa një urdhër politik!
Përfitoj nga ky rast i trishtë të falënderoj të gjithë ata që mu gjinden pranë, protestuesit, demokratët e qytetarët e Lezhës, drejtuesit dhe deputetët e PD , mjekët e spitalit ushtarak dhe ata të QSUT për ekzaminimet dhe shërbimin, falënderoj qindra miq e të njohur nga vendi e bota për atë lum mesazhesh që kam marrë prej tyre ënde në pamundësi për t’u kthyer përgjigje individualisht!
Shpreh keqaerdhje të thellë për të gjithë të lenduarit e të ndaluarit të cilet perpiqen per një Shqiperi më të mirë që nuk e moren vemendjen që mora unë! Ne nuk kemi frikë!
Sot jemi në vigjilje të Krishtlindjeve ! Qofshin ato të bardha për ju dhe të gjithë shqiptarët! Të tjerat do të jenë më të mira!

SHKARKO APP