Reagon ambasada e SHBA-së: Nuk jemi pjesë e ndonjë ndërmjetësimi për reformën zgjedhore

Ambasada Amerikane ka mohuar të jetë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi për reformën zgjedhore.

Në reagimin e ambasadës thuhet se:

Si pjesë e angazhimit tonë normal diplomatik me anëtarë të parlamentit, Ambasada e SHBA takohet rregullisht me kryetarë, bashkëkryetarë dhe anëtarë të komisioneve të ndryshme parlamentare, përfshi Komisionin për Reformën Zgjedhore. Takimet nuk janë pjesë e ndonjë ndërmjetësimi. Interesi ynë mbetet për qeverisje të efektshme dhe përfaqësuese për të zbatuar rekomandimet e ODIHR-it dhe mirëpresim idetë e të gjitha partive të përgjegjshme për këtë qëllim”.

SHKARKO APP