Reagon ambasada franceze ndaj deklaratave antiBE të kryeministrit Rama

Kryeministri Rama gjatë vizitës te Presidenti turk Erdogan, si dhe pas ardhjes nga Turqia, ka sulmuar BE si e papërgjeshme dhe cinike ndaj Shqipërisë për ta ndihmuar me vaksina antiCovid.

Fillimish reagoi ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca që akuzoi qeverinë shqiptare se nuk ka asnjë plan vaksinimi dhe masa profilaktike për marrjen e vaksinës.

Ndërsa sot ka reaguar ambasada franceze në Tiranë, e cila thotë se BE mbetet donatori më i madh për Shqipërinë. Ambasada thekson se BE ka dhënë 100 milionë euro për Shqipërinë gjatë vitit pandemik.

Më tej ambasada franceze thekson se nuk është normale dhe korrekte të sulmosh një mik si Franca.

Edi Rama ka marrë një kurs të rrezikshëm gjeopolitik, duke ikur nga BE, drejt Turqisë. Ndërkohë BE, përveç qindra milionë euro që ka dhënë për Shqipërinë, ka kërkuar nga Tirana zyrtare plotësimin e atyre kushtëve që duhen për konferencën e parë BE-Shqipëri.

Kursi i ndryshuar nga Edi Rama, antiBE, mbetet një kurs i rrezikshëm për të ardhmen europiane të vendit dhe për demokracinë në Shqipëri.

SHKARKO APP