Reagon ashpër Federata Serbe e Futbollit

 

Federata Serbe e Futbollit ka reaguar ashpër pas vendimit të CAS për ndeshjen Serbi-Shqipëri. FSF e konsideroi këtë një vendim “skandaloz”, “të paprecedent” dhe “një turp të madh për futbollin evropian dhe botëror”.

“Jemi përballur me një vendim të Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv në Luzanë, i cili është i pa precedent dhe ne mund të themi së është turp për drejtësinë, i ngjyrosur politikisht dhe një skandal për futbollin evropian dhe botëror. FSF dëshiron të njoftojë se ka pasur elemente selektivë të CAS të cilat kanë shkuar në dëm të FSF dhe Serbisë”, – thuhej në komunikatën e lëshuar nga FSF.

“Apeli i Serbisë është injoruar totalisht nga CAS-i, ndërsa është pranuar apeli i Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Pas të gjithave, gjykata u ka treguar medieve daneze dhe shqiptare për epilogun vendimtar para se ai të merrej. Si t’i interpretojmë komentet e medieve daneze dhe kryeministrit të Shqipërisë? Është hipokrite” – thuhet në deklaratë.

 

SHKARKO APP