Reagon Berisha: Të ndëshkohen autorët e krimit të shëmtuar në Lazarat!

Ish-kryeministri Sali Berisha dënoi sulmin me armë ndaj policisë në Lazarat, ku mbeti io vrarë një efektiv i forcave RENEA, si dhe u plagosën dy të tjerë.   

Në profilin e tij Facebook, ish-kryeministri dënoi aktin dhe kërkoi që të identifikohen dhe të ndëshkohen autorët e këtij krimi.    

-“Një ngjarje e rëndë, në të cilën ka humbur jetën një efektiv i Policisë dhe janë plagosur dy policë të tjerë, ka ndodhur në  Lazarat.”

Swiss Digital Desktop Reklama

“Duke dënuar ashpër këtë krim të shëmtuar, shpreh ngushëllimet më të thella familjes së efektivit të Policisë, të ndjerit Ibrahim Basha dhe ju uroj shërim të shpejtë e të plotë dy punonjësve të plagosur të Policisë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Me këtë rast u bëj thirrje organeve të zbatimit të ligjit të identifikojnë, vendosin e ndëshkojnë me forcën e ligjit autorët e këtij krimi të shëmtuar!,” – shkruan Berisha në profilin e tij Facebook, mbi ngjarjet e fundit në Lazarat.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?