Reagon Bilbil Mema: Lajmet për mua krejtësisht mashtruese

Në një foto të publikuar nga Genc Sejko, u aludua se personi në fjalë është zyrtari i lartë i Policisë së Shtetit, Bilbil Memaj, drejtor i Akademisë së Sigurisë.

Por pak minuta më parë ka reaguar edhe zyrtari i policisë, Bilbil Mema duke e përgënjeshtruar lajmin.

Sipas tij, ai ndihet i shokuar dhe njoftoi se do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reagim

Swiss Digital Mobile Reklama

Jam i shokuar nga njoftimet që kam marrë gjithë pasditen për një foto të z. Klodian Zoto, ku pretendohet nga ana e disa postuesve në media  dhe rrjete sociale, se personi i ulur në tavolinë me të jam unë.

E përgënjeshtroj tërësisht këtë akuzë dhe do të marrë të gjitha masat e nevojshme për ndjekjen në nivel gjyqesor të kësaj çështje për shpifje me qëllim denigrimin tim.

Bilbil Mema

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?