Reagon Kryeministri Rama për protestën e nxënësve të “Mehmet Akif”: Protestoni kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për protestën e nxënësve të kolegjit “Mehmet Akif”, të cilat, me pankarta në duar, kanë marshuar drejt Kryeministrisë.
Reagimi i plotë i Kryeministrit Rama
Nxënëset e shkollës së mbyllur të protestojnë kundër pronarëve që shitën godinën e shkollës dhe e spostuan aktivitetin gjetkë, pa marrë leje sipas ligjit e pa respektuar rregullat e parashikuara ligjërisht! Ministria e Arsimit dhe Sportit ka zbatuar ligjin si në raste të tjera.