Reagon Netanyahu: Populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij

Izraeli po përgatitet për disa ditë sulmesh ndaj Iranit dhe “edhe më shumë nëse do të jetë e nevojshme”, ka deklaruar një burim izraelit për CNN, ndërsa tensionet në rajon vijojnë të përshkallëzohen.

Sipas burimeve amerikane, edhe ushtria e Shteteve të Bashkuara është duke u përgatitur për disa ditë operacione ushtarake, në një kohë kur presidenti Donald Trump i ka cilësuar sulmet si “masive dhe në vijim”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka bërë thirrje për ndryshim regjimi në Teheran, në deklaratën e tij të parë publike pas nisjes së sulmeve të përbashkëta SHBA-Izrael.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në një video-mesazh, Netanyahu iu drejtua “të gjitha pjesëve të popullit iranian”, duke i bërë thirrje që “të flakin zgjedhën e tiranisë dhe të sjellin një Iran të lirë dhe paqësor”. Ai theksoi se veprimi i përbashkët me SHBA-në do të krijojë kushtet që “populli i guximshëm iranian të marrë në dorë fatin e tij”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri izraelit falënderoi gjithashtu Trump për atë që e quajti “udhëheqje historike”, duke shtuar se regjimi iranian “nuk duhet të lejohet të sigurojë armë bërthamore që do t’i mundësonin të kërcënonte mbarë njerëzimin”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?