Reagon Nishani: Qeveria, presion të paprecedentë ndaj Gjykatës

Presidenti i Republikës ka reaguar sot për deklaratat e ministrit Ylli Manjani lidhur me shqyrtimin nga Gjykata Kushtetuese të Ligjit të Pronave. Në një deklaratë për mediat, Presidenti shprehet se ku është një sulm i paprecedentë ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Deklarata e Presidencës:

“Presidenti shpreh shqetësimin e thellë për presionin publik adresuar sot pasdite nga ana e Qeverisë Shqiptare ndaj Gjykatës Kushtetuese të Republikës në lidhje me shqyrtimin e ligjit për kthimin dhe kompensimin e pronave.

Presioni politik i një qeverie ndaj Gjykatës Kushtetuese të vendit është një akt i paprecedent në historinë e pluralizmit shqiptar. Presidenti i Republikës si palë ankimuese, i kërkon Gjykatës Kushtetuese të mbrojë Kushtetutën e vendit dhe standardet e shtetit të së drejtës.

Ligji aktual dëmton rëndë të drejtat themelore të qytetarëve shqiptarë, do ta thellojë konfliktin midis individit dhe shtetit e për rrjedhojë do vijojnë penalizimet nga ana e Gjykates Evropiane të Drejtave të Njeriut”.

SHKARKO APP